26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Elda Hoti denoncon gjendjen e rrugëve në Kurbin: “Qytetarët përballen çdo ditë me mos-ekzistencën e Bashkisë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka publikuar sot një video në rrjetet sociale, ku shfaqet gjendja e rënduar e një rruge në një lagje të Bashkisë Kurbin. Në pamjet e shpërndara, rruga duket plot baltë dhe pothuajse e pakalueshme, si për këmbësorët, ashtu edhe për mjetet që nuk kanë aftësi të kalojnë terrene të vështira.

Hoti theksoi se kjo situatë e përditshme është pasojë e mungesës së shërbimeve nga njësia vendore, duke u shprehur se banorët janë të detyruar të jetojnë në kushte që nuk përputhen me asnjë standard minimal.

“Kjo është rutina e përditshme që përballen njerëzit me mos ekzistencën e Bashkisë Kurbin. Pasaporta europiane të cilën e premtoi Edi Rama.”, shkruan Hoti në postimin e saj.

Deputetja akuzoi institucionet lokale dhe qeverinë për neglizhencë, duke i bërë thirrje që t’i kthejnë sytë nga problematikat bazike të qytetarëve, të cilët—sipas saj—janë lënë në mëshirë të fatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...