36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rama kundër vendimit të GJKKO: “Pezullimi i ministres është rrëmbim i kompetencave të kryeministrit”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK. Në një komunikim në Facebook, Rama deklaroi se ankimin në Gjykatën Kushtetuese e ka bërë vetë ai, jo si individ, por si kryeministër, duke e cilësuar çështjen si “një betejë institucionale për të mbrojtur balancën mes pushteteve”.

Sipas Ramës, vendimi i pezullimit është de jure pezullim, por de facto shkarkim, pasi i heq ministrit të drejtën e ushtrimit të autoritetit ekskluziv që Kushtetuta i njeh.

“Pezullimi i një ministri me iniciativën e një prokurori dhe vendim të një gjykatësi është një rrëmbim i kompetencës së kryeministrit. Është një absurd i plotë si koncept,” – tha ai.

Rama argumentoi se një vendim i tillë jo vetëm cenon autonominë e ekzekutivit, por krijon një precedent të rrezikshëm:

“Nëse kjo praktikë legjitimohet, atëherë gjyqësori shtrihet përtej kufirit ndarës me ekzekutivin, duke hapur rrugë presioneve politike, destabilizimit institucional dhe manipulimit të qeverisë përmes proceseve penale.”

Kreu i qeverisë u shpreh se në asnjë vend të Evropës nuk ekziston një rast ku një anëtar i kabinetit pezullohet me vendim gjykate.

“Duhet të jesh i papërgjegjshëm ndaj Republikës për të mos e kundërshtuar këtë tentativë antidemokratike në Gjykatën Kushtetuese,” – nënvizoi Rama.

Ai akuzoi opozitën se po e shndërron një konflikt të pastër kompetencash në sulm politik, ndërsa theksoi se padia e tij në GJK synon të mbrojë parimin e ndarjes së pushteteve, jo individët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...