Një 35-vjeçar, Petrit Paloka, është dhunuar rëndë mbrëmjen e së martës në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për shkak të ngacmimit të një vajze.
Paloka ka deklaruar para policisë se fillimisht nuk i njihte autorët, të cilët e kanë sulmuar duke përdorur sende të forta, përfshirë një shkop bejzbolli, çka i ka shkaktuar dëmtime të rënda.
Burimet bëjnë me dije se i riu nuk ka qenë më parë i proceduar apo i njohur nga policia. Gjatë marrjes në pyetje, 35-vjeçari ka pohuar se njeh njërin prej autorëve, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë janë duke vijuar.






