26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Braçe: Ka nisur shpërndarja e bonuseve për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha se ka nisur shpërndarja e bonuseve për pensionistët dhe për personat me aftësi të kufizuar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u shpreh se ky është bonusi i dytë për këtë vit, pasi në pranverë u shpërnda në tjetër bonus.

Deputeti socialist tha se 120 mijë banorë në njësinë nr 5 marin shërbim shëndetësor në hyrjen e një pallati.

Ndërsa në Selitë tha se ka 850 banesa të pa legalizuara. Ai shtoi, se ka edhe banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. 
“Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit.

Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë.
Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus.
Jo nuk mjaftojnë.
Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë.
Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026.

Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë nr 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor.
I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin 1 të një pallati.
Në njësi me 120 mijë banorë, merr shërbim atje.
Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit.
I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush.
Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh.
Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie.
Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje.
Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë.
Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë”, tha Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...