12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Mjeku që i siguronte ketaminë Matthew Perry-t dënohet me 30 muaj burg: Familjarët e akuzojnë për tradhti profesionale

Një mjek nga Kalifornia, i cili i siguronte ketaminë aktorit të njohur të serialit Friends, Matthew Perry, u dënua të mërkurën me 30 muaj burg.

Dr. Salvador Plasencia ishte një nga pesë personat e hetuar në kuadër të një hetimi federal mbi rrjetin e paligjshëm të shpërndarjes së drogës në Hollywood që u përdor për t’i siguruar Perry-t anestetikun. Ai është i pari që dënohet me burg lidhur me vdekjen e aktorit nga mbidoza më 28 tetor 2023, sipas BBC.

Katër të tjerët, përfshirë një tjetër mjek, asistentin e tij dhe dy furnizues të dozës fatale, kanë pranuar gjithashtu fajësinë dhe pritet të dënohen në muajt e ardhshëm.

Plasencia kishte pranuar verën e kaluar fajësinë për katër akuza të shpërndarjes së ketaminës, të cilat mund të sillnin deri në 40 vite burg, edhe pse prokuroria kishte kërkuar tre vite. Në një letër drejtuar gjykatës në nëntor, ai kërkoi falje dhe pranoi përgjegjësinë për rolin e tij në vdekjen e Perry-t.

Familjarët e aktorit dhanë dëshmi të forta para dënimit, duke e akuzuar mjekun për tradhti të misionit profesional: “Shërimi i Matthew varej nga fakti që ju t’i thoshit PO-së. Motivet tuaja? Nuk mund t’i kuptojmë. Si mund një mjek të veprojë kështu?” Ata kërkuan një dënim të rëndë, duke e quajtur Plasencia “më të fajshëm se të gjithë” dhe madje “çakall” për shkeljen e përsëritur të betimit të Hipokratit.

Matthew Perry, 54 vjeç, u gjet i vdekur në xhakuzi në Los Angeles pas një periudhe të gjatë përballjeje me depresionin dhe varësinë. Megjithëse ketamina i ishte përshkruar për trajtim, dokumentet tregojnë se aktori filloi të kërkonte sasi më të mëdha, duke u drejtuar te disa mjekë dhe një grua e quajtur nga prokurorët “Mbretëresha e Ketaminës”, që shpërndante doza të mëdha nga shtëpia e saj në LA.

Plasencia ishte gjithashtu ai që i bënte injeksionet Perry-t dhe më pas i mësoi të njëjtën metodë asistenti i aktorit, i cili ka pranuar gjithashtu fajësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...