25 C
Tiranë
Thursday, July 2, 2026

Austri – Partneri i alpinistes 33-vjeçare që humbi jetën në Grossglockner akuzohet për vrasje nga pakujdesia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë, pas vdekjes tragjike të alpinistes 33-vjeçare Kerstin Gunter, e cila më 19 janar humbi jetën gjatë një ngjitjeje në malin Grossglockner, në rreth 3.800 metra lartësi.

Sipas rindërtimit të bërë nga hetuesit, Gunter kishte shfaqur shenja të qarta lodhjeje dhe dezorientimi. Në atë moment, i dashuri i saj, Thomas Plamberger, kishte vendosur të zbriste për të kërkuar ndihmë, duke e lënë atë të vetme në kushte ekstreme. Ai është rikthyer pas rreth gjashtë orësh, por fatkeqësisht alpinistja ishte gjetur pa shenja jete.

Prokuroria austriake njofton se Plamberger dyshohet të ketë kryer gabime serioze në menaxhimin e situatës së emergjencës dhe tashmë përballet me akuzën për vrasje nga pakujdesia.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse një ndërhyrje më e shpejtë apo një vendimmarrje më e kujdesshme në terrenin e vështirë malor mund të kishte shpëtuar jetën e alpinistes. Autoritetet po analizojnë çdo detaj të ngjitjes dhe të intervalit kohor kritik, ndërsa rasti ka ndezur debat të gjerë në opinionin publik austriak mbi sigurinë në alpinizëm dhe përgjegjësinë e partnerëve gjatë ekspeditave ekstreme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Vlorë/ 23-vjeçarja dyshohet se humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë, prek me fjalët...

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, në Vlorë, ku një 23-vjeçare, e identifikuar si Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë...

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...

Mbappé thyen rekord historik: ‘Jam vetëm një hap larg Messit’ – dopieta ndaj Suedisë...

0
Kylian Mbappé ka qenë sërish vendimtar për Francën, duke udhëhequr “Gjelat” drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit në 1/8-at e Kupës...

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një...

0
Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin...

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron...

0
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka...