4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Konfirmimi i pranisë së variantit Delta në vendin tonë/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: “Virusi Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri, personat që kanë simptoma, të karantinohen”

Komitet Teknik i Ekspertëve doli këtë mesditë në një konferencë urgjente, pas mbërritjes së variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri.

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe shefja e Task-Forcës anti-Covid, Mira Rakacolli pranoi sot se varianti indian i koronavirusit, ‘Delta’, qarkullon gjerësisht në Shqipëri.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve Rakacolli tha se prania e mutacionit ‘Delta’ në vendin tonë është vërtetuar zyrtarisht ngaq laboratori në Berlin.

“Është vërtetuar zyrtarisht nga Berlini dyshimi i ISHP për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri. Kampionet në këtë laborator u dërguan nga disa rajone të vendit gjë që tregon që virusi qarkullon gjerësisht në Shqipëri”, tha Rakacolli.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha se në laboratorin në Berlin ishin dërguar 21 mostra kimike, të cilat kanë rezultuar pozitive me variantin Delta.

Sipas Ficos, raste me këtë variant të Covid-it janë konfirmuar në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora.

“Ka ardhur përgjigjja nga Berlini për variantin Delta. Dua t’iu sjell në vëmendje situatën epidemiologjike në vend, që ka shënuar disa rritje në raport me incidencën, që është 10 për 100 mijë banorë, mesatarja ditore është rritur, numri total i rasteve rezulton i rritur, numri i bashkive që janë përfshirë nga rastet e reja ka shkuar në 10. Në Infektiv janë të shtruar 9 pacientë, fatmirësisht nuk kemi pasur raste fatalitetesh. Vijojnë të shtohen numrat e personave të vaksinuar me dy dozat e vaksinës.

Sa i përket variantit Delta, dyshimi ynë i arsyeshëm është konfirmuar tashmë. Dërguam 21 mostra kimike, që kanë rezultuar pozitivë. Këto mostra i kemi vënë mënjan për periudhën 1 qershor-12 korrik, kur filluam të shohim sinjalet e pazakonta. E rëndësishme është që këto mostra i kemi gjetur në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora. E gjithë kjo përpjekje ka një vlerë të veçantë, që është vaksinimi i shoqëruar me masat që janë në fuqi dhe që duhen zbatuar nga qytetarët.

Qarkullimi i këtij varianti tregon se ne nuk e kemi përfunduar situatën, ndaj duhet që personat që kanë simptoma, të karantinohen. Të gjithë ata raste që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore, të telefonojnë në numrin e urgjencës 127”, tha Albana Fico.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...