31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Varianti Delta në vendin tonë/ Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos të mos ndryshojë masat kufizuese

Komiteti Teknik i Ekspertëve, në mbledhjen e kësaj të hëne vendosi që masat e vendosura në vend të mos ndryshojnë, edhe pas konfirmimit zyrtar se në vendin tonë qarkullon varianti indian i Covid-19, i njohur si ‘Delta’.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se personat e infektuar nuk kanë bërë asnjë dozë të vaksinës, e kjo shihet si shkaku kryesor i shtimit të numrit të rasteve. Megjithatë, ajo theksoi se situata në vend aktualisht është e qëndrueshme.

“Komiteti teknik mendon që pavarësisht se në Shqipëri është i vërtetuar dyshimi i fortë për prezencën e variantit ‘Delta’ mbrojtja është njësoj e niveli i masave s’ka asnjë arsye që të ndryshojë.

“Siç u bë i qartë, u vu re që ka një numër në rritje të rasteve. Shtrimi në spital mbetet në nivele të qëndrueshme, ajo çka është më e rëndësishme është që numri i rasteve të shtruara të sëmurëve rëndë, janë persona që s’janë vaksinuar. Rastet po rriten në komunitetin që mbeten të pavaksinuar.

Duke u mbështetur në këtë situatë, KT mendon që edhe pse në Shqipëri është vërtetuar prezenca e variantit Delta mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ndryshojnë. Masat do të jenë po të njëjta”.

Mbrojtja prej këtij varianti është e njëtë si me variantet e reja, do mbrohemi nëse do zbatojmë ato masa që kanë përcaktuar ekspertët, si mbajtja e maskave, që tashmë fatkeqësisht nuk po vihet re, sic janë qendrat tregtare, aeroortet, ndalimi i grumbullimeve dhe vazhdimi i orës policore nga ora 24:00 deri në 6 të mëngjesit, duke shoqëruar me orarin e muzikës deri në orën 23: 00. E vetmja mënyrë që kemi për t’u mbrojtur edhe nga varianti i ri është vaksinimi”, tha Rakacolli.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...