4.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Dove Cameron dhe Damiano David fejohet pas dy vitesh lidhje: “Pjesa ime e preferuar e të qenit gjallë”

Dove Cameron dhe Damiano David, këngëtari i grupit italian Måneskin, janë fejuar pas dy vitesh lidhje. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë aktorja dhe këngëtarja amerikane përmes një postimi në Instagram më 3 janar.

Në foton e publikuar, Cameron shfaqet duke mbajtur një unazë diamanti, ndërsa çifti shihet i përqafuar dhe i lumtur. “Pjesa ime e preferuar e të qenit gjallë”, ka shkruar ajo krahas imazhit, duke shtuar edhe urimin për Vitin e Ri.

Thashethemet për një fejesë kishin nisur që në fund të tetorit, kur Dove Cameron u fotografua me një unazë të madhe në dorë gjatë një shëtitjeje me Damianon në Sydney të Australisë. Konfirmimi zyrtar erdhi vetëm pak kohë pasi çifti festoi përvjetorin e dytë të lidhjes së tyre.

“Dy vitet më të mira të jetës sime”, shkroi Cameron në një postim më 9 tetor, duke shprehur hapur dashurinë për partnerin e saj dhe duke e cilësuar jetën më të bukur që prej se janë bashkë. Nga ana e tij, Damiano David e përshkroi marrëdhënien e tyre si “pjesën më të mirë të të qenit gjallë”.

Dove Cameron dhe Damiano David u njohën për herë të parë në MTV Video Music Awards 2022, ku të dy ishin të nominuar për çmimin “Artisti më i Mirë i Ri”. Që prej asaj kohe, çifti ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, duke u kthyer në një nga dyshet më të përfolura të botës së showbiz-it.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...