21 C
Tiranë
Saturday, July 25, 2026

Tragjedi në Klos të Matit/ 66-vjeçari merret nga rrjedha e lumit Mat, trupi gjendet disa kilometra më larg

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit, ku 66-vjeçari Xhemal Zhuku humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e fortë e lumit Mat.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka tentuar të kalojë lumin, por për shkak të prurjeve të larta është rrëmbyer nga uji. Pas disa orësh kërkimesh intensive, trupi i pajetë i tij është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa kilometra larg vendit të ngjarjes, pa shenja jete.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar shërbimet e Policisë, familjarë të viktimës dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

0
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e...

0
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur...