20.6 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Koçiu: Situata në Shkodër nën kontroll, strukturat në gatishmëri për reshjet

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas një takimi me Shtabin e Emergjencave, deklaroi se situata në qarkun e Shkodrës, e krijuar nga reshjet e dendura të orëve të fundit, është aktualisht nën kontroll dhe se nuk ka raportime për problematika.

Koçiu bëri me dije se të gjitha strukturat përgjegjëse, në nivel vendor dhe qendror, janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën jo vetëm në Shkodër, por edhe në qarqe të tjera të prekura nga moti i keq, si Durrësi, Kukësi, Fieri dhe Vlora.

“Vendi është përballur me reshje intensive gjatë 24 orëve të fundit dhe parashikimet tregojnë se kjo situatë do të vijojë edhe nesër. Për këtë arsye, institucionet janë të gjitha në gatishmëri për të shmangur çdo situatë problematike,” u shpreh ministrja.

Sa i përket Shkodrës, ajo theksoi se po monitorohen me kujdes shkarkimet e lumit Buna dhe niveli i liqenit të Shkodrës, me qëllim parandalimin e përmbytjeve në zonat urbane dhe tokat bujqësore. Pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave në Bashkinë e Shkodrës, Koçiu konfirmoi se aktualisht nuk ka probleme dhe se situata po mbahet nën kontroll në bashkëpunim me KESH-in dhe strukturat e tjera përgjegjëse.

Ministrja nënvizoi se monitorimi do të vijojë gjatë gjithë natës dhe paradites së nesërme, që konsiderohet fazë emergjence, ndërsa shpresohet që nga pasditja e nesërme të ketë një përmirësim të kushteve të motit.

Në fund, Koçiu u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve vendore dhe qendrore gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama paralajmëroi reformën e ASHK-së”, media ngre akuza për emërimet: “Një ish-kamarier drejton sot...

0
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një reformë të thellë në administrimin e pronave është shoqëruar me akuza të forta ndaj drejtimit të Agjencisë...

“Nëna dhe vajza shqiptare dërgohen për trajtim në Greqi pas aksidentit të rëndë në...

0
Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe vajza e saj, Oriada Lazaj, 26 vjeçe, të plagosura rëndë në aksidentin e autobusit të linjës Berat–Tiranë më 30...

“Sekuestrohen rreth 3 ton kokainë” – Operacion i madh në Paqësor, marina meksikane ndalon...

0
Autoritetet meksikane kanë sekuestruar rreth 3 ton kokainë dhe kanë arrestuar katër persona gjatë një operacioni të zhvilluar në Oqeanin Paqësor, pranë shtetit Oaxaca. Droga...

Marjana Koçeku nga Parlamenti Europian: “Kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë mbështetje”

0
Deputetja e larguar nga radhët e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në Parlamentin Europian, ku ka reflektuar...

“Britania është dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë” – JD...

0
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se Britania është “dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë”, duke reaguar...