18.5 C
Tiranë
Monday, April 20, 2026
spot_img

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, tetë persona në pranga mes tyre drejtues policie dhe kryeinfermier

Zbardhen detaje të reja nga arratisja e bujshme e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit. Tetë persona janë arrestuar deri më tani, të dyshuar për përfshirje direkte apo indirekte në ngjarjen e ndodhur mesditën e një dite më parë, teksa i paraburgosuri po shoqërohej për vizitë mjekësore.

Mes të arrestuarve ndodhen figura kyçe të institucioneve shtetërore. Në pranga ka rënë Aulon Çuko, kryeinfermier i spitalit të Durrësit, si dhe Desdemon Pazaj, zëvendësshef i komanduar i Policisë. Po ashtu, janë arrestuar pesë efektivë policie që kishin për detyrë shoqërimin e të burgosurve: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi dhe Aranit Çela.

Në kuadër të hetimeve, është arrestuar edhe një grua e identifikuar si Violeta Uka, me detyrë specialiste informacioni, e cila dyshohet se ka pasur rol në rrjedhjen apo përdorimin e të dhënave që kanë favorizuar arratisjen.

Ngjarja ndodhi në ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku Altin Ndoci ishte dërguar për kryerjen e vizitave mjekësore. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, “i paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e spitalit, gjatë kohës që shoqërohej nga forcat e policisë”.

Ndoci është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. I arrestuar që në vitin 2020, ai po gjykohet për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje, tentativa vrasjeje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Në tetor 2025, SPAK e dërgoi sërish për gjykim, duke e përfshirë si pjesë të organizatës kriminale ku akuzohen edhe vëllezërit Çopja.

Sipas dosjeve hetimore, Altin Ndoci është përmendur nga disa të penduar të drejtësisë si pjesëmarrës në atentate të shumta, në kuadër të përplasjeve mes grupeve kriminale në vend.

Deri në këto momente, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë sqarime të detajuara mbi rrethanat konkrete të arratisjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë dhe për të lokalizuar vendndodhjen e të arratisurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Hënë, 20 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia fillon të qetësohet. Është moment i mirë për të përfunduar gjëra të nisura dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Je në prag të...

Parashikimi i motit, e Hënë, 20 Prill 2026

0
Më 20 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të theksuara pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës priten...

“UniAmo Macerata”/Shqiptari kandidon në Itali: Ervin Cakerri në garë për Këshillin Bashkiak në Macerata

0
Një tjetër histori integrimi dhe angazhimi vjen nga komuniteti shqiptar në Itali. Ervin Cakerri, i lindur në Shqipëri në vitin 1980 dhe banues prej...

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...