14.5 C
Tiranë
Monday, April 20, 2026
spot_img

Përditësim i situatës – Qarku Korçë | Gjendje e qëndrueshme, strukturat në gatishmëri

Gjatë orëve të natës në qarkun e Korçës nuk janë raportuar situata të reja problematike. Autoritetet konfirmojnë se gjendja paraqitet e qëndrueshme dhe vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm nga të gjitha strukturat përkatëse.

Bashkia Maliq
Po vijon forcimi i argjinaturës së lumit Devoll, si masë parandaluese ndaj rritjes së prurjeve. Paralelisht, ekipet janë angazhuar në pastrimin e dherave dhe inerteve në rrugën e fshatit Mesmal, për të garantuar qarkullimin normal të mjeteve.

Bashkia Pogradec
Kanë nisur punimet në rrugën e fshatit Dunicë, në Njësinë Administrative Trebinjë. Gjithashtu, ka filluar hapja e rrugës për pesë fshatra të bllokuar në Njësinë Administrative Dardhas, në bashkëpunim mes bashkive Devoll dhe Pogradec. Dëmet e shkaktuara janë në proces vlerësimi, ndërsa nuk raportohen problematika të tjera në territor.

ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje
Të gjitha akset rrugore në qark janë të hapura për qarkullim. Vijon monitorimi i situatës dhe kriposja e segmenteve problematike. Në aksin Qafë Plloçë–Qukës, qarkullimi është mbyllur përkohësisht për shkak të pastrimit të masivit shkëmbor.

OSHEE
Aktualisht, 16 abonentë në zonat rurale të Krushovës dhe Prenishtit janë pa energji elektrike. OSHEE bën me dije se konsumatorët me rëndësi të veçantë furnizohen normalisht dhe po punohet për rikthimin e plotë të energjisë.

Hydropower Devoll – Diga e Moglicës
Shkarkimet nga diga e Moglicës pritet të mbyllen së shpejti. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë në zonat përreth.

Të gjitha strukturat mbeten në gatishmëri dhe në koordinim të plotë për menaxhimin e çdo situate të mundshme emergjente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Hënë, 20 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia fillon të qetësohet. Është moment i mirë për të përfunduar gjëra të nisura dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Je në prag të...

Parashikimi i motit, e Hënë, 20 Prill 2026

0
Më 20 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të theksuara pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës priten...

“UniAmo Macerata”/Shqiptari kandidon në Itali: Ervin Cakerri në garë për Këshillin Bashkiak në Macerata

0
Një tjetër histori integrimi dhe angazhimi vjen nga komuniteti shqiptar në Itali. Ervin Cakerri, i lindur në Shqipëri në vitin 1980 dhe banues prej...

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...