25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Peqin – Arrestohet 46-vjeçari në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur sërish në të njëjtën banesë

Një 46-vjeçar u arrestua nga Policia e Peqinit pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte për herë të dytë në të njëjtën banesë në lagjen “Xhami”.

Gjatë kontrollit, autoritetet i gjetën mjetin që përdorte për vjedhje (darë), ndërsa në banesën e tij u sekuestruan një armë gjahu dhe sende të tjera të vjedhura.

Sipas njoftimit të policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së informacionit për një vjedhje në lagjen ‘Xhami’, organizuan menjëherë punën dhe kapën në flagrancë shtetasin A. R., 46 vjeç, banues në lagjen ‘Xhami’, i dënuar më parë për vjedhje, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur. Nga hetimet dyshohet se i njëjti ka vjedhur më parë një armë gjahu dhe disa sende në të njëjtën banesë.”

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...