24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Arrestohet në Bruksel shqiptari i akuzuar për vrasjen e ish-snajperistit në Angli, ekstradohet në Britani pas 5 vitesh

Sajmir Dodoveci është 40-vjeçari shqiptar që u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në Hartlepool të Anglisë, në vitin 2019, raporton BBC.

Dodoveci u vu në pranga më 23 dhjetor në një stacion treni në Bruksel, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Policisë së Cleveland, Agjencisë Kombëtare të Krimit britanike (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pas procedurave ligjore, ai u ekstradua këtë javë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

40-vjeçari akuzohet për vrasjen e 32-vjeçarit Hussain, i cili u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në rrugën Charterhouse, në shtator të vitit 2019. Dodoveci doli para Gjykatës së Magjistratëve në Teesside më 9 janar dhe u la në paraburgim, ndërsa seanca e radhës pritet të zhvillohet më 13 janar në Gjykatën e Kurorës.

Për këtë ngjarje të rëndë, drejtësia britanike ka dënuar më herët disa persona. Eugert Merizaj u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u dënuan në janar 2021 për vrasje nga pakujdesia. Konkretisht, Saffari u dënua me 15 vite burg, ndërsa Pirija dhe Marku me nga 19 vite secili.

Hetimet vijojnë ende, pasi një tjetër i dyshuar, 34 vjeç, u arrestua në Belgjikë në shkurt të vitit 2024 dhe pritet të ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me drejtësinë. Ndërkohë, 26-vjeçari Armando Marku, i kërkuar gjithashtu për këtë vrasje, mbetet ende në arrati.

Policia britanike ka përsëritur thirrjen për ndihmë publike, duke theksuar se hetimet ndërkombëtare janë ende aktive dhe se autoritetet janë të vendosura të çojnë para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë krim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë/ Fuoristrada përplaset me kamionçinën te rrethrrotullimi i Kolonjës, dy të...

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës. Sipas informacioneve...

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...