14.5 C
Tiranë
Saturday, April 25, 2026
spot_img

Divorci i Neda Ballukut, urdhër mbrojtjeje dhe prioriteti i fëmijëve: Historia e një dashurie që nisi në Big Brother

Ndarja e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të reja që po dalin në dritë pas divorcit.

Sipas burimeve për ilirianews.al, pas përfundimit të martesës dhjetëvjeçare, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, çka tregon se ndarja nuk ka qenë aspak e qetë.

Historia e çiftit nisi në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy morën pjesë si konkurrentë. Lidhja e tyre u shndërrua shpejt në një nga romancat më të komentuara të kohës, ndërsa në vitin 2015 ata kurorëzuan dashurinë me martesë. Nga kjo lidhje kanë ardhur në jetë dy djem, Serzh dhe Zai, dhe vajza Suzie Ann.

Në daljen e parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar prej vitesh në kriza të përsëritura. Ajo zbuloi se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020, por në atë kohë kishin vendosur të qëndronin bashkë për hir të familjes.
Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” u shpreh Neda.

E pyetur nëse vendimi për divorc u mor për veten apo për fëmijët, ajo theksoi se prioritet absolut kanë qenë gjithmonë të vegjlit.
Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,” shtoi Balluku, duke nënvizuar rëndësinë e mirëqenies emocionale të tyre mbi gjithçka tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 24 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është më e qetë. Është moment i mirë për të rregulluar çështje të mbetura dhe për të menduar para se të veprosh. ♉...

Parashikimi i motit, e Premte, 24 Prill 2026

0
Më 24 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të theksuara pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë gjithë ditës...

Aksident tragjik në Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të...

Bashkia e Vlorës “godet” pushuesit: rriten tarifat e plazheve publike në 700 lekë për...

0
Bashkia e Vlorës ka hedhur për shqyrtim një projektvendim që parashikon rritjen e tarifës për shërbimin në plazhet publike të administruara nga njësia vendore,...

Briseida Çakërri: Opozita nuk ka votuar asnjë ligj të integrimit

0
Deputetja Briseida Çakërri ka deklaruar se opozita nuk ka mbështetur me votë asnjë nga ligjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në...