26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tish Cyrus rrëfen hapur: Përdora kanabis pas divorcit dhe vdekjes së nënës për “vetë-mjekim”

Tish Cyrus ka pranuar publikisht se përdori kanabis si një formë “vetë-mjekimi” pas divorcit nga Billy Ray Cyrus dhe humbjes së nënës së saj, Loretta Finley, dy ngjarje që ajo i përshkruan si ndër më tragjiket në jetën e saj.

Në episodin e së mërkurës të podcastit “The Squeeze”, të drejtuar nga Tay Lautner, 58-vjeçarja tregoi se ishte përballur prej vitesh me ankth dhe se gjatë asaj periudhe të vështirë, përdorimi i kanabisit i dukej si një ndihmë.
Kam qenë shumë e hapur për faktin që kam pirë shumë kanabis,” tha ajo. “Gjithmonë kam pasur pak ankth. Në atë kohë, mendoj se ishte si një ilaç për mua – sepse besoj shumë te mjekësia bimore – dhe gjatë periudhës kur humba nënën dhe martesa ime u shkatërrua, po vetë-mjekohesha në një farë mënyre, pa e kuptuar.”

Tish shtoi se kanabisi i mpinte dhimbjen emocionale, por kur vendosi të ndalonte, përjetoi një shpërthim të fortë ankthi. “Isha në një gjendje ankthi të plotë, deri në pikën që nuk funksionoja fare dhe nuk e kuptoja çfarë po më ndodhte,” rrëfeu ajo. Ajo theksoi se pas ndarjes nga Billy Ray Cyrus dhe humbjes së nënës, ishte përballur me dy nga periudhat më të errëta të jetës së saj, pa pasur kohë t’i përpunonte emocionalisht. “Ishte një vit jashtëzakonisht i vështirë. Nuk ndalova as të mendoja apo të përjetoja atë që po ndodhte,” shtoi Tish.

Divorci me Billy Ray Cyrus u finalizua në prill të vitit 2022, pas 29 vitesh martesë. Në dokumentet e divorcit, ajo përmendi “mospërputhje të pakapërcyeshme” dhe deklaroi se nuk kishin jetuar bashkë që prej vitit 2020. Terapia ishte ajo që e ndihmoi të dilte nga kriza emocionale: “Kur fillova terapinë dhe fola vërtet për jetën time, për fëmijët dhe gjithë presionin që kam pasur, reagimi ishte: ‘Wow’,” tregoi ajo.

Sot, Tish Cyrus është e martuar me aktorin Dominic Purcell, me të cilin kurorëzoi dashurinë në gusht 2023. Ajo e përshkruan marrëdhënien e tyre si të qetë dhe të sigurt. “Nuk ka dramë. Më dha hapësirën të ndalem dhe të përballem me ndjenjat e mia,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...