26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Arrestohet administratori i një lokali në Tiranë, kapet duke organizuar lojëra fati

Një 37-vjeçar, i identifikuar si A.Z., është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, A.Z. u kap në flagrancë duke përdorur celularin e tij për të zhvilluar aktivitetin e paligjshëm. “U arrestua në flagrancë shtetasi A.Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte organizoheshin lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme,” thuhet në komunikatën e uniformave blu.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. Ky rast vjen si pjesë e kontrolleve të vazhdueshme të Policisë për parandalimin e aktiviteteve të kundraligjshme në kryeqytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...