16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës për tejzgjatjen e masës se arrestit shtëpiak

Gjykata Kushtetuese ka vendosur për kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak, duke konstatuar se kohëzgjatja e mbajtjes nën këtë masë ishte e tejzgjatur.

Sipas burimeve, vendimi u mor në përfundim të seancës pa praninë e palëve, duke i dhënë Berishës të drejtë për argumentin se masat kufizuese ishin zgjatur më shumë se ç’duhej. Seanca e Gjykatës Kushtetuese ishte mbajtur më 17 dhjetor 2025.

Çështja kishte nisur pas kundërshtimeve të avokatëve të Berishës ndaj qëndrimit të SPAK, e cila kërkonte vazhdimin e arrestit shtëpiak. Në fund, vendimi i Gjykatës më të ulët e kishte kthyer masën në detyrim për paraqitje në janar 2025.

Ky vendim i Kushtetueses thekson kufizimin e kohëzgjatjes së masave të tilla dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave të individit gjatë hetimeve dhe procedurave gjyqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...