-2.5 C
Tiranë
Tuesday, January 20, 2026
spot_img

Klinika private padit Eliona Pitarkën për shpifje dhe dëmtim imazhi

Debati publik mes klinikës Vera-Virhov në Tiranë dhe influenceres Eliona Pitarka ka hyrë në një fazë ligjore. Klinika njoftoi sot se ka depozituar padi ndaj Pitarkës, pas postimeve të saj në rrjetet sociale për dieta për fëmijë, ku përdorte emrin e pediatrit Edi Tushe.

Në një deklaratë zyrtare, drejtuesja e klinikës, Genta Dedej, theksoi se Pitarka nuk ka asnjë autorizim për të folur në emër të stafit mjekësor dhe se është trajtuar vetëm si paciente. Sipas klinikës, influencera ka vijuar të publikojë informacione të pasakta dhe shpifëse që dëmtojnë seriozisht imazhin profesional të institucionit.

Klinika nënvizon gjithashtu përdorimin e materialeve filmike pa lejen e saj, si dhe mesazhe kërcënuese të dokumentuara, duke argumentuar se këto shkelin pronësinë intelektuale dhe etikën profesionale. Padia përfshin akuza për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji, me dënime që sipas Kodit Penal mund të arrijnë deri në tre vite burg.

Sot, klinika “Vera-Virhov”, e drejtuar nga Genta Dedej, bëri të ditur përmes një deklarate zyrtare se ka depozituar padi ndaj blogeres. Sipas klinikës, padia përfshin akuza për shpifje, fyerje, dëmtim të imazhit dhe shkelje të ligjit.
DEKLARATA e Klinika Vera–VIRHOV

Klinika Vera–VIRHOV ushtron aktivitetin e saj prej mbi 20 vitesh, duke ndërtuar reputacionin mbi profesionalizëm, etikë mjekësore dhe respekt maksimal për shëndetin publik. Institucioni ynë përfaqësohet nga mjekë të nderuar si: Dr. Edi Tushe, Dr. Gentian Stroni, Dr. Moza Keta, Dr. Elton Qeli, Dr. Gentian Caco, Dr. Meri Papajani, Dr. Fatbardha Xhani, si dhe shumë profesionistë të tjerë që janë krenaria e këtij institucioni. Nga kjo klinikë kanë dalë dhjetëra infermierë dhe laborantë të specializuar, sot aktivë me dinjitet në tregun e punës.
Në lidhje me znj. @elionapitarka , sqaroj publikisht se:
❌ Nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të mjekëve tanë
✔ Është trajtuar vetëm si paciente, me korrektësi dhe respekt.

Në vitin 2023 e kam këshilluar personalisht të mos publikonte informacione dezinformuese mbi shëndetin e fëmijëve (temperaturat febrile, dietat pediatrike). Pavarësisht kësaj, ajo ka vijuar publikime që krijojnë konfuzion dhe dëmtojnë seriozitetin e profesionit tonë. Si person publik dhe influencer, ajo ka përdorur para disa ditesh Instagramin e saj, për të publikuar deklarata shpifëse dhe të pavërteta ndaj meje dhe stafit të Klinikës Vera–VIRHOV, duke dëmtuar rëndë imazhin profesional të institucionit.
Janë konstatuar gjithashtu:
– përdorim i materialeve filmike pa lejen tone, dhe keshillimet si paciente ne rrjetet e saj sociale, qe perben shkelje e pronës intelektuale te klinikes.
– mesazhe kërcënuese në telefonin tim personal (të dokumentuara)
Dhe te tjera.
Për këtë arsye, Klinika Vera–VIRHOV ka nisur procedurat ligjore për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji. Ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg, sipas rasteve konkrete.
Deklaroj publikisht se çdo gjobë apo dëmshpërblim që mund të përfitohet nga ky proces do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të Jetimores së Tiranës, si nje akt human dhe simbolik per dinjitetin njerezor. Klinika Vera–VIRHOV do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj me korrektësi, profesionalizëm dhe transparencë, në shërbim të pacientëve dhe shoqërisë shqiptare. .

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

16-vjeçarja ndërron jetë në Shkodër, po hetohen rrethanat e vdekjes

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku dje një 16-vjeçare humbi jetën, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë arresti...

Aksident tragjik në Laç, humb jetën një 25-vjeçar, dy të tjerë të plagosur

0
Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur rreth orës 22:00 në qytetin e Laçit, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur. Sipas...

“Protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë”, Berisha thirrje për mobilizim më...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të hënë në ‘foltoren’ e përjavshme para Kryeministrisë, ku u ka bërë thirrje mbështetësve për...

“A më duket mua apo janë njëlloj?”, Taulant Balla ironizon pjesëmarrjen e opozitës në...

0
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, publikoi sot në rrjetet sociale foto krahasuese nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha, duke...

“Rama është partner i besueshëm i SHBA”, paralajmërim i Taulant Ballës për opozitën për...

0
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, vlerësoi gjatë sesionit të ri parlamentar se kryeministri Edi Rama ka marrë një ftesë zyrtare nga...