34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Kemi mbetur në mes të katër rrugëve” – Banorët e lagjes 14 në Durrës kundërshtojnë aksionin e IKMT-së

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për prishjen e banesave, në kuadër të projektit për zgjerimin e kanalit të ujërave të larta, ka vijuar edhe këtë të martë në qytetin e Durrësit. Në lagjen numër 14, ndërhyrja është shoqëruar me rezistencë nga banorët, të cilët kërkojnë një zgjidhje emergjente për strehimin e familjeve të prekura.

“Kemi mbetur në mes të katër rrugëve”, shprehen banorët, duke theksuar se temperaturat e ulëta të dimrit i kanë detyruar të qëndrojnë në kushte të papranueshme. Sipas tyre, disa familje janë detyruar të kalojnë natën jashtë, pa një alternativë konkrete strehimi.

Ismail Jakupi, banor i zonës, deklaron se i janë drejtuar bashkisë së Durrësit me kërkesë për ndërprerjen e aksionit dhe shqyrtimin e një zgjidhjeje të drejtë për familjet e prekura. “Ne kërkojmë një zgjidhje të drejtë, pasi jemi në një situatë shumë të vështirë”, u shpreh Jakupi.

Nga ana tjetër, bashkia e Durrësit ka bërë të ditur se aksioni i IKMT-së nuk mund të ndërpritet, pasi lidhet me sigurinë e infrastrukturës dhe mbrojtjen e zonës nga rreziku i përmbytjeve. Sipas bashkisë, afati dhjetëditor i parashikuar për procesin e legalizimit nuk ka përfunduar ende, ndaj familjet duhet të presin për hapa të mëtejshëm institucionalë.

Ndërkohë, banorët shprehen të pasigurt për të ardhmen e tyre të afërt, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të mos mbetur pa strehë dhe pa një zgjidhje konkrete në kulmin e dimrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...