21.9 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Goditet rrjeti i trafikut të emigrantëve, dy të arrestuar në operacionin “Relay 4”

Policia ka arrestuar dy shtetas të dyshuar për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve, pasi transportonin emigrantë që synonin të shkonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Si rezultat i operacionit të koduar “Relay 4”, u vunë në pranga Arlen Coku, 38 vjeç, banues në Tiranë, dhe Endrit Tota, 35 vjeç, banues në Kukës. Sipas uniformave blu, dy të arrestuarit bashkëpunonin mes tyre për organizimin e këtij aktiviteti kriminal.

Gjatë kontrollit në aksin rrugor “Tiranë–Durrës”, policia ndaloi automjetin që drejtohej nga 38-vjeçari Coku, në të cilin ndodheshin edhe katër emigrantë. Ata po transportoheshin drejt Kukësit, ku më pas do të ndihmoheshin nga 35-vjeçari Tota për të kaluar ilegalisht në shtetet e BE-së.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan automjeti i përdorur për transportin e emigrantëve, si edhe dy aparate celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Policia bën me dije se hetimet janë kryer prej disa javësh, me metoda speciale, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...