8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj.

Trupi i pajetë i vajzës u gjet këtë të mërkurë në mëngjes në ujërat e “Paradise Bay”, pas tre ditësh kërkimesh intensive nga zhytësit e Mbrojtjes Civile. Sipas raportimeve të mediave të huaja, një dallgë e fuqishme e tërhoqi vajzën në det, ndërsa babai dhe vëllai i saj u përplasën pas murit mbrojtës. Babai mbeti i lënduar gjatë përpjekjeve për ta shpëtuar të bijën.

Autoritetet malteze nisën menjëherë një operacion të gjerë kërkimi, ku u angazhuan forcat e ushtrisë, mbrojtja civile dhe policia. Ata kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa familjes po i ofrohet ndihmë psikologjike.

Institucionet malteze u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin zonat e rrezikshme bregdetare gjatë motit të keq dhe detit të trazuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...