20.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara mund të ndërhyjnë ushtarakisht.

Përmes një reagimi në platformën e tij sociale, Truth Social, Trump njoftoi se një flotë e madhe ushtarake, e kryesuar nga aeroplanmbajtësja Abraham Lincoln, është dërguar drejt Iranit. Sipas tij, operacioni është i gatshëm për të ndërhyrë me shpejtësi dhe forcë, nëse Teherani nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve për një marrëveshje.

Trump theksoi se synimi është një marrëveshje e drejtë dhe e barabartë, pa armë bërthamore, që të jetë e dobishme për të gjitha palët:

“Shpresojmë që Irani të vijë shpejt në tryezë dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – JO ARMË BËRTHAMORE. Koha po mbaron, është thelbësore!”

Presidenti amerikan kujtoi gjithashtu ndërhyrjet e mëparshme, duke paralajmëruar se një sulm i ardhshëm mund të jetë më i madh dhe më i ashpër se aksionet e mëparshme, nëse nuk arrihet marrëveshja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...

Integrimi europian/ Balla: Rezolutë me konsensus në komision, kërkon të ruhet marrëveshja në Kuvend

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se rezoluta për procesin e integrimit europian është miratuar me konsensus...

Vokshi akuzon qeverinë për proces “të mbyllur” të integrimit/ kërkon raportim publik në Kuvend

0
Deputetja e Partia Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar në Kuvend se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbahet i mbyllur dhe...

60-vjetori i Universitetit të Arteve/ Gonxhja: Institucion që formoi breza artistësh dhe mendim kritik

0
Universiteti i Arteve ka shënuar 60-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive, ku një ditë më parë u ndanë certifikata mirënjohjeje për mbi...