30.9 C
Tiranë
Thursday, July 2, 2026

Ina Zhupa akuzon mazhorancën: Kuvendi po kthehet në formalitet, po shkelen rregullat e parlamentarizmit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër nga Konferenca e Kryetarëve, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rënda të parimeve të parlamentarizmit dhe të rregullores së Kuvendit, në lidhje me mënyrën e trajtimit të mandatit të deputetes Belinda Balluku.

Zhupa deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të trajtohet si një institucion formal pa përmbajtje, duke theksuar se mazhoranca, sipas saj, po e zhvesh procesin ligjvënës nga thelbi i tij demokratik.

“Po e ktheni procesin ligjvënës në një formalitet, pa debat real dhe pa informimin e qytetarëve,” u shpreh deputetja e PD-së.

Ajo kritikoi mënyrën e miratimit të ligjeve, duke theksuar se projektligje me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve po kalojnë në seanca me rend dite të paqarta dhe të mbingarkuara. Sipas Zhupës, është e papranueshme që ligje të rëndësishme të miratohen në orët e para të mëngjesit.

“Në orën 3 të mëngjesit qytetarët as nuk mund të ndjekin dhe as të informohen për ligjet që i prekin drejtpërdrejt,” theksoi ajo.

Deputetja e PD-së e cilësoi këtë mënyrë funksionimi si një shkelje të rëndë të parimeve të transparencës, debatit dhe përfaqësimit demokratik, duke paralajmëruar se po dëmtohet seriozisht besimi i publikut te Kuvendi dhe institucionet shtetërore.

Gjithashtu, Zhupa akuzoi mazhorancën për shkelje sistematike të të drejtave të opozitës, duke përmendur mosvënien në votim të komisionit hetimor për fondet IPARD, mungesën e garancive për funksionimin e komisioneve të reformës zgjedhore dhe territoriale, si dhe moszbatimin e rregullores së Kuvendit lidhur me mandatin e deputetes Belinda Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...

Mbappé thyen rekord historik: ‘Jam vetëm një hap larg Messit’ – dopieta ndaj Suedisë...

0
Kylian Mbappé ka qenë sërish vendimtar për Francën, duke udhëhequr “Gjelat” drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit në 1/8-at e Kupës...

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një...

0
Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin...

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron...

0
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka...

Rekord historik për temperaturën e oqeaneve/ Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale

0
Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën kanë arritur një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori...