34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Edmond Spaho kritikon PD-në: Bojkoti i reformës zgjedhore dhe territoriale, gabim më i rëndë se djegia e mandateve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të PD-së për bojkotimin e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, duke e cilësuar këtë veprim si një gabim politik me pasoja të rënda.

Në një reagim publik, Spaho shprehet se Partia Demokratike nuk ka mësuar nga gabimet e së shkuarës, duke theksuar se bojkoti i reformës territoriale në vitin 2014 ka qenë, sipas tij, zanafilla e rënies së PD-së dhe gabimi më i madh i 13 viteve të fundit në opozitë.

“Bojkoti i reformës territoriale në vitin 2014 është kryegabimi i 13 viteve të fundit në opozitë, më i rëndë edhe se djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore,” shkruan Spaho.

Sipas tij, mospjesëmarrja e PD-së në reformën territoriale i dha mundësi Partisë Socialiste të modelonte ndarjen territoriale sipas interesave të saj elektorale, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në humbjet e njëpasnjëshme të PD-së në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme.

Spaho vlerëson se Partia Demokratike kishte një mundësi për të korrigjuar këtë gabim, përmes dakordësisë aktuale me PS-në për rishikimin e reformës territoriale, një kërkesë që, sipas tij, ka qenë konstante nga PD gjatë 13 viteve në opozitë.

“Por çfarë ndodh? PD refuzon të marrë pjesë dhe nis lojëra bajate që asnjëherë nuk kanë dhënë rezultat,” thekson ai.

Në përfundim, ish-deputeti e cilëson këtë sjellje politike si vetëshkatërruese dhe ia atribuon përgjegjësinë kryesore kryetarit të Partisë Demokratike, duke theksuar se bojkoti dhe politika e rrugës janë, sipas tij, faktorë që e kanë nxjerrë PD-në jashtë sistemit politik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet...

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në...

RENEA bastis pallatin në Korçë për kapjen e të dënuarit për vrasje, por Përgjika...

0
Mihallaq Përgjika, 45 vjeç, ishte objektivi i një operacioni të zhvilluar nga forcat RENEA në Korçë gjatë fundjavës, por kontrollet nuk sollën kapjen e...

“SHBA do të kontrollojë naftën e Venezuelës”, marrëveshja Trump-Rodriguez hap një kapitull të ri...

0
Marrëveshja e njoftuar më 28 gusht nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, mund të shndërrohet në...