27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vritet me thikë 23-vjeçarja në Napoli, trupi i pajetë gjendet pranë parkut “Conocal”

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur ditën e sotme qytetin e Napolit, ku një vajzë 23-vjeçare është gjetur pa shenja jete, pas një sulmi të dhunshëm me armë të ftohtë. Viktima është identifikuar si Ilenia Musella, ndërsa rrethanat e krimit mbeten ende të paqarta.

Sipas mediave italiane, e reja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit “Villa Betania”, por ka mbërritur atje pa shenja jete. Mjekët kanë konstatuar se ajo kishte marrë një plagë të thellë me thikë në shpinë, e cila dyshohet të ketë qenë fatale.

Burime policore bëjnë me dije se trupi i 23-vjeçares është gjetur në afërsi të parkut “Conocal”, një zonë periferike e Napolit, ku aktualisht po zhvillohen hetime intensive. Territori nuk mbulohet nga kamerat e sigurisë, çka e vështirëson ndjeshëm identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar.

Hetimet paraprake sugjerojnë se vrasja mund të ketë ndodhur pas një grindjeje të papritur në rrugë, ku janë përfshirë disa persona. Megjithatë, policia nuk përjashton as pista të tjera dhe po punon për të rindërtuar minutë pas minute lëvizjet e viktimës përpara ngjarjes tragjike.

Forcat e rendit kanë marrë në pyetje disa persona dhe po mbledhin dëshmi nga banorët e zonës, ndërsa prokuroria ka hapur një hetim për vrasje. Autoritetet italiane nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivet e krimit apo identitetin e autorit, duke theksuar se hetimet janë në fazë aktive.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te problematika e sigurisë dhe dhunës në zonat urbane të Napolit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...