11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Ervin Salianji në Fier: “Opozita duhet të bashkohet dhe PD të lirohet nga lidershipi që e mban peng”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijoi turin e tij në rrethe dhe ndaloi dje në Fier, duke dhënë mesazhe të forta për forcimin dhe bashkimin e opozitës shqiptare. Ai kritikoi ashpër lidershipin aktual të PD-së, duke përfshirë edhe Sali Berishën, për mungesën e përpjekjeve për bashkimin e demokratëve dhe për praktikat që, sipas tij, po “spastrojnë partinë nga kundërshtarët”.

“Mungesa e garës së brendshme, përjashtimet imagjinare dhe shpërndarja e fuqisë në 2-3 vetë nuk duhet të ekzistojë më. PD nuk është pronë e askujt,” tha Salianji, duke theksuar se lidershipi aktual bunkerizohet përpara zgjedhjeve dhe vendos listat e kandidatëve duke përjashtuar demokratët e merituar.

Ai shtoi se kushdo që ka aftësitë për të bashkuar opozitën duhet të propozohet si kandidat për kryeministër: “Nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitet më të madh se lidershipi i PD-së, ta propozojmë për kryeministër dhe të fitojmë zgjedhjet, kushdo qoftë ai.”

Salianji kërkoi gjithashtu që PD të dërgojë përfaqësuesit e saj në Komisionin për Reformën Territoriale për të propozuar zgjidhje konkrete në dobi të qytetarëve: “Hajde japim propozimet tona për Reformën Territoriale, për të shtuar shërbimet dhe bashkitë, jo për t’i pakësuar. Nuk kemi punë me Edi Ramën, por për qytetarët.”

Ish-deputeti sulmoi edhe qeverisjen aktuale të kryeministrit Rama, duke përmendur shëndetësinë “mizerabël”, mungesën e mjekëve dhe ilaçeve, tenderë të dyshimtë dhe projekte të pakryer që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Ai theksoi nevojën për një rotacion politik dhe largimin e Ramës nga pushteti.

Salianji përfundoi me thirrje për guxim, garë dhe bashkim të brezit të ri në PD, duke theksuar se ndryshimi është i pashmangshëm dhe përgjegjësi e të gjithëve për të fituar zgjedhjet dhe për të rikthyer besimin tek qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përçarje në PD në Durrës/ “Nuk më trembin”, Arlind Boshku reagon pas përjashtimit nga...

0
Përplasjet brenda Partisë Demokratike në Durrës janë thelluar, pas përjashtimit nga Këshilli të Arlind Boshku, i cili ka reaguar ashpër përmes një postimi publik. Në...

“I bënin presion për martesë”/ Gazetari zbulon prapaskenat e tragjedisë në Podujevë

0
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen tragjike të tre personave në Majac të Podujevës, ku Ilaz Brahimi, gruaja e axhës së tij,...

Gazment Bardhi reagon ndaj Marta Kos: “Shoqëria shqiptare nuk është e korruptuar”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi ndaj deklaratave të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, pas intervistës së saj...

Marta Kos: “Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm, SPAK po bën punë të mirë”

0
Në një intervistë për Politico, komisionerja evropiane Marta Kos komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke u ndalur te çështjet që lidhen me ish-zyrtarë...

Rrëmbyen dhe dhunuan pronarin e firmës në Trento: Dy punëtorë shqiptarë arrestohen

0
Dy punëtorë ndërtimi me origjinë shqiptare janë arrestuar në Trento, Itali, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer dhe dhunuar pronarin e firmës me të cilin...