34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Anila Bisha padit qeverinë dhe AKSHI-n për përdorimin e imazhit të saj në ministresën virtuale

Aktorja Anila Bisha ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative kundër Këshillit të Ministrave, kompanisë Apel shpk, AKSHI-së dhe kryeministrit Edi Rama. Padia lidhet me përdorimin e imazhit dhe zërit të saj për avatarin e ministres virtuale Diella, duke shkelur sipas saj kushtet e kontratës, e cila e autorizonte vetëm për rolin e asistente virtuale në shërbimet e e-Albania.

Përmes një kërkese për sigurim padie, Bisha kërkon që të ndalohet përdorimi i të dhënave të saj personale deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor. Aktorja argumenton se veprimet e palëve të përfshira po i shkaktojnë një dëm të madh dhe të pakthyeshëm.

“Si rrjedhojë e veprimeve të palës së tretë, asaj i është shkaktuar një dëm i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm,” theksohet në dokumentet e depozituara në gjykatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Algoritmi i naftës dhe algoritmi i Edi Ramës”, Bardhi: “Nga 219 lekë që paguan...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se vendi...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....