27.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një ideje të vjetër”

Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”. Por, sipas ekspertëve dhe analistëve, nisma e re ngjan më shumë me një rikthim të një ideje të vjetër sesa me një ndryshim në mënyrën e qeverisjes.

Në takimin me kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e Partisë Socialiste, të zhvilluar më 24 gusht në Pogradec, Rama tha se platforma do të shërbejë për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve, të cilat sipas tij do të ndiqen në kohë reale dhe do të marrin përgjigje nga institucionet.

“Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean”, deklaroi Rama.

Por “PasqyrAlbania” nuk shfaqet si një ide krejtësisht e re. Prej fundit të vitit 2021, qeveria ka funksionalizuar platformën “Shqipëria që duam”, një strukturë shtetërore e lidhur me ligjin për bashkëqeverisjen.

Edhe kjo platformë kishte si synim krijimin e një komunikimi të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve, me premtimin për përgjigje ndaj ankesave dhe shqetësimeve, si dhe përfshirjen e qytetarëve në politikat qeverisëse.

Çfarë do të ndryshojë?

E pyetur se çfarë nuk funksionoi me “Shqipëria që duam” dhe çfarë synon të korrigjojë platforma e re, zyra e shtypit pranë Kryeministrit e përshkroi “PasqyrAlbania” si “një eksperiencë krejt të re”.

Sipas saj, platforma e re do të përfshijë edhe “Shqipëria që duam”, së bashku me e-Albania, por në një version të ri.

“Por njëkohësisht edhe vetë ato do të jenë në një version të ri, ku Inteligjenca Artificiale do të marrë një rol që deri sot ka munguar,” tha për BIRN zyra e shtypit pranë Kryeministrit.

Kështu, një prej ndryshimeve kryesore të paralajmëruara është përdorimi i inteligjencës artificiale për menaxhimin dhe përpunimin e komunikimit me qytetarët.

Analisti: “Risia teknologjike nuk duhet ngatërruar me përgjegjësinë institucionale”

Për analistët politikë, problemi qëndron pikërisht te mënyra se si konceptohet marrëdhënia mes qytetarit dhe institucioneve.

Sipas tyre, Rama duket se i trajton problemet e qeverisjes kryesisht si probleme komunikimi dhe tenton t’i adresojë përmes një marrëdhënieje më të drejtpërdrejtë mes kryeministrit dhe qytetarëve.

Gazetari Lutfi Dervishi e konsideroi “PasqyrAlbania” më shumë një vazhdim të një koncepti ekzistues sesa një filozofi të re qeverisjeje.

“Në thelb, më shumë duket si një version i ri i një ideje të vjetër sesa si një filozofi e re qeverisjeje”, komentoi Dervishi, duke e krahasuar platformën me “Shqipëria që duam” dhe ligjin për bashkëqeverisjen.

Sipas tij, edhe nëse platforma e re është më e avancuar nga pikëpamja teknologjike, kjo nuk do të thotë automatikisht se ajo zgjidh problemet e funksionimit të institucioneve.

“Risia teknologjike nuk duhet ngatërruar me përgjegjësinë institucionale”, theksoi Dervishi.

Në këtë këndvështrim, debati që ngre platforma e re nuk lidhet vetëm me mënyrën se si qytetarët do t’i përcjellin ankesat e tyre, por me pyetjen nëse këto ankesa do të çojnë në përgjegjësi konkrete dhe ndryshime reale brenda institucioneve.

Pas një vere të shoqëruar me protesta të vazhdueshme kundër qeverisë, “PasqyrAlbania” vjen kështu si një prej përgjigjeve të Ramës ndaj pakënaqësisë qytetare. Mbetet për t’u parë nëse teknologjia dhe inteligjenca artificiale do të sjellin një ndryshim real në qeverisje apo nëse platforma e re do të mbetet një version i përditësuar i premtimeve të mëparshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...