Situata e tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pas mbërritjes së zarfit të zi, ka vijuar të shkaktojë reagime edhe jashtë spektaklit. Së fundmi, ka reaguar publikisht babai i Elijonës, i cili ka komentuar zhvillimet përmes një lidhjeje live në TikTok.
Ai u shpreh në mbështetje të vendimit të produksionit, duke e cilësuar ndërhyrjen si të nevojshme për situatën e krijuar. Sipas tij, veprimet dhe deklaratat e Labinot Rexhës kishin kaluar kufijtë e pranueshëm, duke sjellë reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në opinionin publik.
Babai i Elijonës theksoi se ruajtja e standardeve të komunikimit dhe respektit është thelbësore në një format të tillë televiziv. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin që kjo situatë mund të ketë në jetën publike të këngëtarit pas daljes nga shtëpia.
“Nuk e di qysh ai njeri do me jetu kur të dalë jashtë. Çfarë ka bërë është e rëndë, nuk mund ta parashikoj atë njeri në publik,” u shpreh ai gjatë transmetimit live.






