Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të shtetasit kosovar Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, i arrestuar për dyshime të përfshirjes në trafik droge.
Sekuestrimi u krye në bazë të një kërkese për ndihmë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po heton Bahtirin për aktivitet të paligjshëm të narkotikëve. Arrestimi i tij u bë pas analizës së aplikacionit të koduar Sky ECC, të dhëna për të cilin iu dhanë autoriteteve nga Franca.
SPAK kreu verifikime edhe për dy të dyshuar të tjerë dhe zbuloi se Bahtiri kishte regjistruar subjektin “DAIMAN” shpk me aktivitet “Shitblerje e pasurive të paluajtshme”, ndërsa posedonte apartamentin e sekuestruar.
Bahtiri akuzohet për veprat penale: pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, blerje, posedim dhe shpërndarje narkotikësh dhe pastrim parash. Në kuadër të operacionit të koduar “Qielli i Thyer”, policia sekuestruar lëndë narkotike, shuma të konsiderueshme parash, armë, laptopë, telefona, USB dhe dokumente të ndryshme.






