2.5 C
Tiranë
Friday, February 27, 2026
spot_img

Petrit Malaj: Rritje ekonomike 3,9%, papunësi historikisht e ulët dhe investime rekord në 2025

Tiranë – Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se viti 2025 shënoi një hap të rëndësishëm në konsolidimin ekonomik dhe fiskal të Shqipërisë, me një rritje ekonomike prej 3,9%, sipas tij një rezultat që reflekton efektet e reformave të ndërmarra.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Malaj theksoi se stabiliteti fiskal dhe disiplinimi makroekonomik kanë qenë kyç për performancën e ekonomisë, ndërsa projeksionet afatmesme parashikojnë një rritje prej 4%, mbi mesataren rajonale të Ballkanit Perëndimor prej 3%.

“Gjatë pesë viteve të fundit, PBB e ekonomisë shqiptare është rritur me rreth 20%, ndër më të lartat në rajon, dhe papunësia ka zbritur në 8,1%, niveli më i ulët historik në 30 vitet e fundit,” deklaroi ministri.

Ai nënvizoi gjithashtu rritjen e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, si dhe zbatimin për herë të parë të skemës së indeksimit të pagave në sektorin publik, me qëllim forcimin e fuqisë blerëse. Paga mesatare në sektorin publik është 1,026 euro, ndërsa në sektorin privat 785 euro.

Borxhi publik ka zbritur në 53% të PBB-së, ndërsa investimet e huaja direkte për 9-mujorin e vitit 2025 arritën 1.2 miliardë euro, niveli më i lartë historik për këtë periudhë, me rritje prej 51 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Rezultatet tregojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe e vendosin Shqipërinë në një pozitë konkurruese në rajon,” përfundoi Malaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bes Kallaku sqaron këngën e re “Rrëfim”: Jo diss, por kapitull i ri jete

0
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit muzikor, “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur të sqarojë publikisht çdo keqkuptim. Përmes...

Shok në “Big Brother VIP 5”/ Zarf i zi anulon televotimin, banorët pa dijeni

0
Një surprizë e paparashikuar ka tronditur ambientin e “Big Brother VIP 5”: një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi, duke sjellë anulimin e...

Jonida Maliqi rrëfen për divorcin dhe momentet më të vështira me djalin: “Kam menduar...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka folur për herë të parë hapur për divorcin pas 17 vjetësh martese dhe për periudhën e vështirë...

Mira Konçi rrëfen dashurinë e babait dhe vitet e vështira të komas: “Ishte jashtëzakonisht...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Mira Konçi, ka ndarë sot për herë të parë momente të veçanta nga jeta e saj personale, duke rrëfyer marrëdhënien...

Vlorë: Nis prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalet, për të parandaluar përmbytjet

0
Në qytetin e Vlorës ka nisur ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalet e ujërave të larta, një veprim që synon parandalimin...