34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vlorë: Nis prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalet, për të parandaluar përmbytjet

Në qytetin e Vlorës ka nisur ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalet e ujërave të larta, një veprim që synon parandalimin e përmbytjeve dhe minimizimin e rreziqeve për qytetarët.

Kryebashkiakja Brunilda Mersini inspektoi zonën dhe theksoi rëndësinë e këtyre ndërhyrjeve, duke sqaruar se problematikat lidhen drejtpërdrejt me ndërtimet e paligjshme mbi kolektorë dhe kanalet kryesore të ujërave. Puna nisi me pastrimin e kanalit të Naunkës, ndërsa në zonën e Karabashit, ku ka banesa mbi kolektor, ndërhyrjet po vijojnë me intensitet.

Mersini bëri të ditur se të prekurve nga prishjet do t’u ofrohen zgjidhje alternative, përfshirë bonus qiraje ose banesa sociale, duke u garantuar qytetarëve mbështetje gjatë këtij procesi. Bashkia synon që dimrin e ardhshëm Vlora të mos përballet me situata të ngjashme si ato të dy viteve më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...