26.4 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Bes Kallaku sqaron këngën e re “Rrëfim”: Jo diss, por kapitull i ri jete

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit muzikor, “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur të sqarojë publikisht çdo keqkuptim.

Përmes një Instastory të gjatë, aktori dhe këngëtari theksoi se ky projekt është më i ndjeri i tij dhe se nuk ka pasur aktrim: “Në këtë projekt kam qenë vetëm unë. Pa maska. Pa skenar. Vetëm unë dhe e vërteta ime.”

Ai shtoi se ka lënë pas të shkuarën, duke mos i drejtuar mesazhe askujt nga kapitujt e mëparshëm: “Unë prej kohësh e kam mbyllur kapitullin me të shkuarën time, kapitull nga i cili m’u desh kohë të kuptoja sa i fituar dola.”

Bes Kallaku falënderoi gjithashtu motrën e tij, Ana Kallakun, për mbështetjen gjatë periudhave të vështira, dhe surprizoi ndjekësit me një dedikim të ndjerë për partneren e tij aktuale: “Dua të falënderoj njeriun e zemrës sime, trëndafilin tim në kohë lufte, që më ktheu paqen, buzëqeshjen, shkëlqimin e syve të mi dhe mbi të gjitha versionin më të mirë të vetes sime…”

Me këtë mesazh, Bes Kallaku konfirmon se “Rrëfim” është jo vetëm një projekt muzikor, por një kapitull i ri i jetës së tij personale, i fokusuar tek e tashmja dhe dashuria që ka gjetur përsëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...