4.5 C
Tiranë
Friday, March 6, 2026
spot_img

“Mos përfshihet raporti i SPAK-ut në rendin e ditës”, Bardhi dhe Balla përplasën fjalët në Kuvend

Seanca plenare e Kuvendit këtë të enjte u hap me debate të ashpra mes kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dhe homologut të tij socialist, Taulant Balla, lidhur me përfshirjen në rendin e ditës të kërkesës së SPAK-ut për mandatin e deputetes Belinda Balluku.

Bardhi tha: “Ju zoti kryetar jeni të detyruar që ta përfshini raportin si pjesë e seancës më të parë të Kuvendit, pas dorëzimit të raportit. Raporti u dorëzua të hënën dhe seanca më e parë është kjo e sotmja. Në rendin e ditës nuk u përfshi shqyrtimi i kësaj kërkese, që ka natyrë urgjente.”

Në përgjigje, Balla deklaroi: “Qëndrimi ynë ka qenë i qartë përmbledhjen e Këshillit të Mandateve, e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Sapo të jetë gati, në seancën më të parë, që është 12 marsi, do jenë gati 2 raportet.”

Debati u tensionua më tej kur Bardhi e etiketoi Ballën si “ushtar i Suel Çelës”, dhe kryeparlamentari Niko Peleshi ndërhyri duke paralajmëruar: “Zoti Bardhi kujdes fjalorin. Jam i detyruar që të respektojë rregulloren pa emocion. Nuk ta jap fjalën! Kujdes se do t’u përjashtojë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Irani kreu një akt terrorist në Azerbajxhan”, denoncim nga Presidenti Aliyev

0
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka denoncuar një sulm të Iranit në territorin e Republikës Autonome të Nakhçivanit, duke e cilësuar atë si një...

Arrestohet shqiptari i arratisur në Itali, kreu i një rrjeti të madh kokaine

0
Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin e Ventimiglias në Itali, si pjesë e një operacioni të Guardia di Finanza që çoi në shkatërrimin...

“Cenon dinjitetin e gruas shqiptare” – Floriana Garo kritikon ashpër Taulant Ballën për ironinë...

0
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar ashpër pas incidentit në sallën e Kuvendit, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...

“Kur fshihen qyrrat duhet të dënoheni me 30 ditë, kur teshtini 60 ditë” –...

0
Një pjesë e fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend është bërë objekt ironie...

“Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë...

0
Aleanca LGBTI, së bashku me disa organizata të grave, grupe liberale dhe promovues të të drejtave të gjinive alternative, kanë dalë në mbrojtje të...