26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Keni fobi nga fjala e opozitës”, Ina Zhupa akuzon mazhorancën për ndryshime njëanshme në rregullore

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën socialiste se po përgatit ndryshime të njëanshme në rregulloren parlamentare, me qëllim përgjysmimin e kohës së të folurit për deputetët e opozitës.

Sipas saj, kjo lëvizje vjen si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë opozitës për kohën e nevojshme për diskutim. Deputetja tha:

“Zoti kryetar, keni fobi nga fjala e opozitës, e keni tmerr, keni numëruar ato minutat tona të sesionit të kaluar dhe ju ka hequr vërejtje kryeministri… vazhdoni në mënyrë të njëanshme të propozoni ndryshime në rregullore… Thelbi i ndryshimeve është të godasësh pikërisht atë që rrëzoi Gjykata Kushtetuese: lirinë e shprehjes së deputetit, hapësirën e deputetit për të thënë të vërtetën, për të denoncuar korrupsionin qeveritar, për të kërkuar llogari.”

Ndërhyrja e Zhupës u ndërpre disa herë nga drejtuesi i seancës, i cili theksoi se çështja e ndryshimeve nuk ishte në rendin e ditës, por deputetja këmbënguli se mazhoranca po synon të kufizojë në mënyrë drastike hapësirën e opozitës, duke e cilësuar këtë si një sulm ndaj demokracisë parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...