9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Dhuna ndaj ish-bashkëjetueses në Sarandë, 31-vjeçari i vendos armën në kokë kunatit dhe qëllon në ajër – arrestohet pas ndjekjes policore

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i ndodhur sot në fshatin Shelegar, në Sarandë, ku policia arrestoi autorin e dyshuar pas një ndjekjeje.

Sipas informacioneve paraprake, i arrestuari është 31-vjeçari Kristi Ceka, i cili dyshohet se kishte ardhur nga Borsh për të kanosur ish-bashkëjetuesen e tij, me të cilën ishte ndarë pas një lidhjeje rreth njëvjeçare.

Burime bëjnë me dije se pasi ka ushtruar dhunë ndaj saj, ai është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka vendosur armën tip pistoletë në kokë duke e kërcënuar. Më pas, 31-vjeçari dyshohet se ka qëlluar rreth 4-5 herë me armë në ajër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij tip “Audi Q7” me targa AB020RR.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe pas ndjekjes ka arritur ta ndalojë në zonën e Borshit. I dyshuari pritet të shoqërohet në Komisariatin e Sarandës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...