35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Pashë syzet e saj të thyera… u betova të mos punoja kurrë me Carlo Bollinon”/ Rrëfimi i Ambrozia Metës për incidentin në redaksi

Gazetarja Ambrozia Meta ka rrëfyer një episod të fortë nga koha kur ishte studente dhe kryente praktikën pranë medias Shqiptarja.com, në pronësi të Carlo Bollino, duke hedhur akuza për një situatë të papërshtatshme brenda redaksisë.

Në një postim në Facebook, Meta kujton se si një pasdite, Carlo Bollino kishte hyrë në redaksi me një grumbull gazetash dhe i kishte përplasur me forcë mbi tavolinën e një gazetareje. Sipas saj, më pas ai iu drejtua me tone të ashpra dhe fyerje kryeredaktorit, për shkak të hapësirës që i ishte dhënë një lajmi.

Momenti që e ka shënuar më shumë, sipas gazetares, ka ndodhur pasi ai u largua nga redaksia. “Kur u largua… kolegia ngriti gazetat që ai i kishte hedhur me përçmim dhe pa syzet e saj të thyera. Ishte momenti kur u betova që nuk do të punoja kurrë me atë botues”, shkruan Meta.

Ajo thekson se ky episod i është rikthyer në vëmendje së fundmi, pasi ka parë një rast tjetër që lidhet me largimin nga puna të një gazetari, duke e lidhur me mënyrën se si, sipas saj, disa pronarë mediash e konceptojnë pushtetin dhe marrëdhënien me punonjësit.

Në përfundim, Meta nënvizon se nuk bëhet fjalë vetëm për lirinë e medias, por edhe për mentalitetin drejtues, duke shtuar se askush nuk duhet të ndiejë se “fati i tij është në dorën e dikujt tjetër”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...