35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Miguel ishte plotësisht i varur nga prindërit, por ata u bënë përgjegjës për vrasjen e tij”/ Dënohet çifti për krimin ndaj foshnjës 3-muajshe

Drejtësia angleze ka dhënë dënim të rëndë për një çift që u shpall fajtor për vrasjen e djalit të tyre tre muajsh, një ngjarje që tronditi opinionin publik në nëntor të vitit 2024.

Shqiptari Klevi Pirjani, 37 vjeç dhe partnerja e tij portugeze, Nivalda Santos Pirjani, 35 vjeçe, pretenduan fillimisht se foshnjës i ishte ndalur frymëmarrja. Por ekzaminimet mjekësore në spitalin pediatrik zbuluan një realitet shumë më të rëndë, me frakturë në kafkë dhe dëmtime të shumta të tjera të shkaktuara në periudha të ndryshme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja ndërroi jetë pesë ditë pas shtrimit në spital. Hetimet zbuluan se lëndimet nuk ishin të rastësishme, por pasojë e dhunës së përsëritur.

Pas gjyqit të zhvilluar në tetor, të dy u shpallën fajtorë për vrasje, shkaktim ose lejim të vdekjes së një fëmije dhe për lëndim të rëndë trupor. Sipas vendimit të gjykatës, Klevi Pirjani u dënua me 19 vite burg, ndërsa Nivalda Santos Pirjani me 15 vite e tre muaj.

Autoritetet theksuan se çifti nuk dha asnjë shpjegim për dhunën e ushtruar ndaj foshnjës. Prokuroria nënvizoi se fëmija ishte plotësisht i varur nga prindërit për çdo nevojë jetike dhe se ata jo vetëm që nuk e mbrojtën, por u bënë shkaktarë të vdekjes së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...