35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Arrestohet në Tiranë i dënuari për trafik droge, do të ekstradohet drejt Italisë

Një shtetas shqiptar, Bledar Mansaku, 50 vjeç, është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 88”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjykata e Apelit në Firence e kishte dënuar Mansakun në vitin 2024 me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi i tij në Shqipëri u krye në mënyrë provizore me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata italiane.

Policia e Shtetit njofton se kapja e Mansakut u realizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, pas një sërë operacionesh të njëpasnjëshme dhe pas sigurimit të informacionit në rrugë operative.

“Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë,” njofton Policia.

Operacioni “Operacionalja 88” është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë Shqiptare për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe për ndihmën ndaj autoriteteve ligjzbatuese të vendeve të huaja në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...