38.2 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Marta Kos: “Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm, SPAK po bën punë të mirë”

Në një intervistë për Politico, komisionerja evropiane Marta Kos komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke u ndalur te çështjet që lidhen me ish-zyrtarë të lartë dhe hetimet e SPAK, përfshirë rastet që përfshijnë Belinda Ballukun.

Kos vlerësoi progresin e vendit në reformën në drejtësi:

“Shqipëria ka bërë një punë ekselente dhe është në rrugën e duhur sa i përket reformës në drejtësi. SPAK po bën një punë shumë të mirë dhe është normale që të ketë raste të tilla në këtë fazë.”

Komisionerja nënvizoi gjithashtu se institucionet evropiane po monitorojnë nga afër zhvillimet në vend, duke përfshirë edhe rastet konkrete që janë në hetim, por theksoi se më e rëndësishme është mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj tyre.

Kos shtoi se sfida kryesore për vendet kandidate mbetet jo vetëm krijimi i një kuadri të fortë ligjor, por edhe ndryshimi i perceptimit shoqëror ndaj korrupsionit:

“Mund të kesh legjislacionin më të mirë kundër korrupsionit, por nëse ai nuk pranohet nga shoqëria, atëherë kemi një problem tjetër.”

Deklaratat e saj vijnë në një moment kritik për Shqipërinë, ndërsa vendi vijon përpjekjet për integrim në Bashkimin Europian dhe rritjen e besimit qytetar ndaj institucioneve ligjzbatuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...