27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Nafta 217 lekë/litër”/ Shoqatat e transportit paralajmërojnë: Nga e hëna reduktojmë 30% të autobusëve

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar publikisht për rritjen e çmimit të karburantit, duke paralajmëruar pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e transportit publik.

Në deklaratën e tyre, shoqatat theksojnë se çmimi i naftës ka arritur deri në 217 lekë për litër, duke shënuar një rritje të shpejtë që prej datës 28 shkurt, çka ka rënduar ndjeshëm kostot e operimit për operatorët.

Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, përmes heqjes së TVSH-së për transportin publik, rishikimit të barrës fiskale mbi karburantin dhe aplikimit të subvencioneve ose mekanizmave kompensues, me qëllim ruajtjen e shërbimit pa rritur çmimin e biletës.

Në një reagim për mediat, kreu i Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Mema, paralajmëroi masa konkrete në mungesë të reagimit institucional.

“Jemi të detyruar të njoftojmë se transporti publik ditën e hënë, nëse nuk do të kemi reagim nga institucionet, jo për shkak të presionit, por për shkak të çështjeve ekonomike, do të reduktojë flotën e mjeteve me 30%”, u shpreh ai.

Shoqatat theksojnë se transporti publik operon me tarifa të rregulluara dhe ka mundësi të kufizuara për të përballuar rritje të menjëhershme të kostove. Sipas tyre, çmimi i naftës është rritur nga rreth 145 lekë/litër në mbi 214 lekë/litër, duke sjellë një rritje të ndjeshme të shpenzimeve operative.

Gjithashtu, ato nënvizojnë se pesha e lartë e taksave në çmimin e karburantit po ushtron presion të vazhdueshëm mbi sektorin, duke vështirësuar ruajtjen e ekuilibrit financiar dhe garantimin e të njëjtit nivel shërbimi për qytetarët.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve, shoqatat shprehen se deri më tani nuk janë marrë masa konkrete. Në këto kushte, ato paralajmërojnë se pa ndërhyrje të menjëhershme, operatorët mund të mos jenë në gjendje të ruajnë frekuencat aktuale të shërbimit.

Megjithatë, përfaqësuesit e transportit publik theksojnë se qëllimi i tyre nuk është reduktimi i shërbimit apo rritja e çmimit të biletës, por garantimi i vijueshmërisë dhe cilësisë së tij në interes të qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...