26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Rrëshqitjet në Tudan”/ Bashkia e Elbasan: Ndërhyrja përfundimtare në verë, rruga mbetet e rrezikshme

Bashkia Elbasan ka reaguar lidhur me situatën në rrugën e fshatit Tudan, e cila ka pësuar rrëshqitje të konsiderueshme dherash si pasojë e reshjeve intensive gjatë periudhës nëntor 2025 – shkurt 2026.

Sipas bashkisë, problematika është evidentuar që në fillim të muajit janar, kur Agjencia e Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile u njoftua për bllokimin e një segmenti rrugor që lidh fshatin. Ekipet kanë ndërhyrë disa herë për pastrimin e aksit, por rrëshqitjet janë përsëritur vazhdimisht, duke e bërë situatën të rrezikshme edhe për vetë punonjësit, çka ka sjellë tërheqjen e përkohshme të mjeteve.

Në këto kushte, më 16 janar, bashkia i është drejtuar për vlerësim Shërbimi Gjeologjik Shqiptar. Pas inspektimit në terren, ekspertët kanë theksuar nevojën për një studim të thelluar gjeologo-inxhinierik për të përcaktuar ndërhyrjen e duhur.

Nga vlerësimi paraprak rekomandohet që ndërhyrjet kryesore të kryhen gjatë verës, kur terreni të jetë tharë plotësisht. Këto përfshijnë stabilizimin e ujërave sipërfaqësorë – një proces që ka nisur me vendosjen e tubacioneve – si dhe pastrimin e rrugës të shoqëruar me ndërtimin e një muri mbrojtës në pjesën e sipërme.

Bashkia thekson se, pavarësisht situatës në këtë segment, fshati Tudan nuk është i izoluar. Banorët kanë akses përmes dy rrugëve alternative, ndërsa aksi që e lidh me qendrën e njësisë administrative dhe shërbimet bazë vijon të jetë plotësisht funksional.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...