21.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

31 kallëzime penale për manipulim votash në Pejë, mbi 200 persona nën dyshim

Rreth 31 kallëzime penale pritet të dorëzohen në Peja ndaj mbi 200 personave të dyshuar për manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili bëri të ditur se hetimet lidhen kryesisht me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave.

Sipas informacioneve paraprake, në mesin e të dyshuarve janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë drejtpërdrejt në administrimin e procesit zgjedhor.

Raste të ngjashme janë evidentuar edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, përfshirë Prizren, Malishevë, Gjakovë dhe Drenas, ku disa komisionerë dhe zyrtarë zgjedhorë janë arrestuar ose marrë në pyetje.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht skemën e dyshuar të manipulimit, ndërsa pritet që çështja të ketë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...