30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Familja e Ardian Nikulajt për vendimin për Ruben Saraivën: “Një hap drejt drejtësisë, por plagët nuk mbyllen”

Pas vendimit të Gjykatës së Lezhës që dënoi Ruben Saraivën me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, familja e të ndjerit ka reaguar për herë të parë.

Në një deklaratë, ata shprehen se kishin pritur këtë vendim dhe e konsiderojnë si një hap përpara drejt drejtësisë: “Barbaria e ekzekutimit me gjashtë plumba të Ardianit nga i dënuari drejtësisë shqiptare sot Ruben Saraiva, është një plagë që nuk do të mbyllet kurrë, posaçërisht për fëmijët e Ardianit që po rriten pa ngrohtësinë e babait të tyre.”

Familja gjithashtu shpreh dhimbje dhe shqetësim për faktin se personat britanikë, të cilët kishin ardhur në hotelin e Nikulajt me qëllim për ta survejuar dhe më pas u lidhën me ekzekutorin Saraiva, nuk kanë përballur ende drejtësinë shqiptare. “Ne jemi mirënjohës për oficerët e Policisë së Lezhës dhe Interpol Tiranës për ekstradimin e Ruben Saraivës nga Maroku, por shqetësimi ynë mbetet për vonesën në ekstradimin e të pesë të arrestuarve në Angli që dyshohen të jenë përfshirë në vrasje,” thanë ata.

Familja Nikulaj thekson se drejtësia e plotë nuk do të arrihet pa zbardhjen e rolit të urdhëruesve dhe financuesve të krimit. “Vetëm kur të dalin përpara drejtësisë, do të ketë qetësi për familjen dhe drejtësi për Ardianin,” përfundon deklarata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...