E ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, përballë moderatores Kiara Tito, Loredana ka ndarë detaje të reja nga jeta e saj pas përfundimit të eksperiencës në reality show, duke u ndalur te raporti me ish-partnerin, Jozin.
Ajo tregoi se historia e tyre, e nisur me emocione gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka marrë fund jashtë kamerave dhe nuk ka më vazhdimësi.
Një nga momentet që tërhoqi vëmendje ishte zbulimi se kishte marrë një ftesë për ditëlindjen e tij, por kishte zgjedhur të mos marrë pjesë. Sipas saj, ky ishte një vendim i vetëdijshëm dhe lidhet me mënyrën si i sheh marrëdhëniet e përfunduara.
“Nuk isha unë në ditëlindje sepse nuk ka sens të jem. Edhe pse ftesa erdhi, nuk më duket normale të shkosh në ditëlindjet e ishave”, u shpreh ajo.
E pyetur për partneren e re të Jozit, Loredana u tregua e qetë dhe pa asnjë rezervë, duke e vlerësuar pozitivisht me fjalët: “Të bukur, yll të bukur”.
Me këtë qëndrim, ajo la të kuptohet se e ka mbyllur plotësisht këtë kapitull dhe ka zgjedhur të ecë përpara pa kthyer kokën pas.






