17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 26, 2026
spot_img

“Makina luksoze të vjedhura në Europë, përfundonin në Tiranë”/ Sekuestrohen Audi dhe BMW, procedohen 2 persona

Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga jashtë vendit, duke sekuestruar dy mjete luksoze me vlerë totale rreth 120 mijë euro.

Bëhet fjalë për një Audi SQ8 dhe një BMW, të cilat rezultuan të vjedhura përkatësisht në Gjermani dhe Zvicër.

Sipas hetimeve, automjeti tip Audi SQ8, me vlerë rreth 70 mijë euro, ishte vjedhur në Gjermani dhe dyshohet se është trafikuar në Shqipëri nga një 29-vjeçar me inicialet H. P., me qëllim shitjen.

Ndërkohë, automjeti tjetër tip BMW, me vlerë rreth 50 mijë euro, rezultoi i vjedhur në Zvicër dhe dyshohet se është futur në vend nga shtetasi K. B., 50 vjeç, gjithashtu për t’u shitur në tregun vendas.

Të dy personat janë proceduar penalisht, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse këta shtetas janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikimit të automjeteve luksoze drejt Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...