16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

“Shteti pa drejtësi nuk është shtet”/ Toni Gogu nga Berlini: Reforma në Drejtësi është thirrje e brendshme, jo vetëm kërkesë europiane

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka theksuar rëndësinë e konsolidimit të Reformës në Drejtësi, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për forcimin e shtetit ligjor dhe jo thjesht një detyrim në kuadër të integrimit europian.

Përmes një reagimi nga Berlini, ku vizitoi Neues Museum, Gogu ndau reflektime mbi simbolikën historike të drejtësisë.

“Peshorja e drejtësisë, simboli i njohur në gjykatat tona, i ka rrënjët 4,000-vjeçare këtu, në konceptin egjiptian të Ma’at: e vërteta, barazia, rendi”, u shpreh ministri.

Ai nënvizoi se Reforma në Drejtësi nuk duhet parë vetëm si një kërkesë e Bashkimit Europian, por si një nevojë e vetë shoqërisë shqiptare.

“Reforma e Drejtësisë që po ndërtojmë nuk është vetëm kërkesë europiane. Është vazhdim i asaj thirrjeje të brendshme shumë më të vjetër dhe më thelbësore, bindjes se shteti pa drejtësi nuk është shtet”, deklaroi Gogu.

Sipas ministrit, forcimi i institucioneve të drejtësisë mbetet një nga shtyllat kryesore për garantimin e barazisë para ligjit dhe ndërtimin e një shteti funksional e demokratik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...