27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 16, 2026

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit

Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit shqiptar, është arrestuar në Belgjikë, ku sipas autoriteteve u kap duke poseduar dokumente italiane të falsifikuara.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjinarari është dënuar për vrasjen e Naim Zyberit, i konsideruar në atë kohë si një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Tiranë. Krimi ndodhi në vitin 1997 në Itali, brenda një spitali në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor.

Sipas hetimeve të kohës, Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e pacientit duke u paraqitur si të afërm të tij. Ata realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën dyshohet se e kishin fshehur brenda një buqete me lule.

I njohur me nofkën “Gjenerali”, ai u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane. Në vitin 2014 u ekstradua drejt Shqipërisë, ndërsa më pas Gjykata e Tiranës la në fuqi vendimin e dhënë ndaj tij.

Një kthesë e fortë në historinë e tij erdhi në vitin 2019, kur Gjykata e Korçës vendosi lirimin e tij me kusht, një vendim që shkaktoi reagime të shumta publike dhe institucionale. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim dhe urdhëroi rikthimin e Gjinararit në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Pas vendimit të Apelit, ai nuk u paraqit për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Tashmë, pas arrestimit në Belgjikë, pritet që autoritetet shqiptare të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me ekzekutimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, në media është publikuar edhe një fotografi e fundit e 52-vjeçarit, ku ai shfaqet dukshëm i transformuar krahasuar me pamjen e njohur prej vitesh në dosjet policore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...

Horoskopi ditor, e Martë, 16 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot mund të ndiheni veçanërisht të motivuar për të përfunduar një objektiv të rëndësishëm. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve. Në dashuri,...